Rezoluta për UÇK/ Gashi: Të gjithë deputetët e VLEN-it e mbështesim këtë rezolutë

Nga Xh M
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka dhënë intervistën e radhës në Dialog te Lajm. Gashi i pyetur për rezolutën e UÇK-së ka nënvizuar se të gjithë deputetët e VLEN-it do ta mbështesin këtë rezolutë.

“Sa kam informacion nga koordinatori parlamentar i grupit të VLEN-it, zotit Bekim Qoku, ai ka qenë në komunikim me koordinatoren e grupit të Frontit Evropian. Dhe ka kërkuar vetëm kohë sa të sheh rezolutën dhe të konsulltohet. Por, shumë shpejt pas disa minutave është publikuar rezoluta. Natyrisht, VLEN-i ka qenë i vendosur para aktit të kryer. Nuk kemi pasur mundësi ti vendosim nënshkrimet që në fillim. Ajo është cështje procedurale nga ana tjetër. VLEN-i u deklarua se e mbështet deklaratën me votë, me pjesëmarrje në Komision. Kurdo që vendoset pika në rend dite kur plotësohen kushtet. Gjithë deputetët e VLEN-it do ta votojnë dhe do ta mbështesin këtë rezolutë” , deklaroi Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër