Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe bëhen pjesë e fushatës së Dior

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Rihanna dhe vajza e saj 14-muajshe, Rocki Mayers, janë bërë protagonistet e një fushate të re të shtëpisë së modës Dior.

Nënë e bijë kanë pozuar së bashku me xhaketa lëkure identike, duke promovuar çantën ikonike Lady Dior.

Në disa fotografi të ëmbla, këngëtarja 38-vjeçare shihet duke i dhuruar një puthje të voglës në kokë, ndërsa në një tjetër Rocki qëndron e ulur në prehrin e saj, shkruan DailyMail.

Ky është debutimi i vajzës së Rihannës në një fushatë për Dior.

Fushata synon të pasqyrojë identitetet e ndryshme të Rihannës si këngëtare, kompozitore, sipërmarrëse, aktore dhe nënë.

Ajo është prej vitesh e lidhur me markën franceze, ndërsa në vitin 2024 u bë edhe fytyra e parfumit J’adore.

Rocki duket se po ndjek hapat e nënës së saj në botën e modës, pasi më herët është shfaqur edhe në një fushatë festive për markën Savage X Fenty, së bashku me dy vëllezërit e saj, RZA dhe Riot.

Vogëlushja kishte bërë gjithashtu debutimin në kopertinën e revistës W në prill, ku pozoi sërish me Rihannën.

Këngëtarja ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky: RZA, Riot dhe Rocki.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër