Rizvanolli për minatorët e ngujuar në Trepçë: Janë në gjendje të mirë, po punohet për daljen e tyre

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – 63 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar të mërkurën mbrëma brenda minierës, pas një defekti në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se, sipas informatave nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë. Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00”, ka deklaruar Rizvanolli.

Ndërkohë, ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Sipas Rizvanollit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Menaxhmenti i Trepçës ndodhet në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër