Me prezantimin e dëshmive të mbrojtjes vazhdon gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 tetor, Zhurnal.mk – Në sallën e gjykimit në “Idrizovë”, pranë Gjykatës Themelore Penale, sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku nga zjarri humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan.

Seanca e sotme do të vijojë me prezantimin e dëshmive të mbrojtjes, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve për tragjedinë që tronditi vendin.

Zjarri në diskotekën “Puls” shpërtheu gjatë një koncerti, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda në vend. Numri i madh i viktimave dhe të lënduarve ngriti një sërë pyetjesh lidhur me sigurinë e objektit, kushtet e funksionimit dhe përgjegjësinë e personave dhe institucioneve të përfshira.

Procesi gjyqësor pritet të hedhë dritë mbi rrethanat që çuan në tragjedinë dhe përgjegjësitë eventuale penale të të akuzuarve.

Gjykimi zhvillohet në ambientet e Gjykatës Themelore Penale në “Idrizovë”, ndërsa familjarët e viktimave dhe opinioni publik vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër