Rrahje brutale në Burgun e Kumanovës – i dënuari përfundon pa ndjenja me lëndime të rënda

Nga admin
847 e lexuar
A+A-
Rivendos

Kumanovë, 3 janar – MPB njofton se më 02.01.2026, në ora 11:30, në SPB Kumanovë, Z.S. (54) nga Shtipi, i dënuar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Kumanovës, ka raportuar se më 11.12.2025 rreth orës 14:00, në një dhomë brenda burgut ku ndodhej së bashku me edhe katër persona të tjerë, është sulmuar fizikisht nga i dënuari D.A. Pas sulmit, ai ka rënë në tokë dhe ka humbur vetëdijen.

Sipas raportimit, sulmet nga D.A. kanë qenë të vazhdueshme deri në momentin kur Z.S. është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku mjekët i kanë konstatuar lëndime të rënda trupore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër