Rreth 100 familje përfitojnë çdo muaj nga Dyqani i Bamirësisë në Prishtinë

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen çdo muaj me produkte esenciale përmes Dyqanit të Bamirësisë të Kryeqytetit.

Sipas Ramës, ky shërbim synon të lehtësojë barrën e përditshme për familjet në nevojë, ndërsa së fundmi është përfunduar edhe inventarizimi i plotë i këtij dyqani me qëllim të përmirësimit të organizimit dhe funksionimit të tij.

“Në Dyqanin e Bamirësisë të Kryeqytetit, çdo muaj, rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen me produkte esenciale, duke u lehtësuar barrën e përditshme”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se inventarizimi i realizuar do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe efikasitetit të këtij shërbimi.

“Së fundmi, kemi përfunduar edhe inventarizimin e plotë të dyqanit, për ta bërë funksionimin e tij edhe më të organizuar, më transparent dhe më efikas”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës.

Rama ka falënderuar organizatën bamirëse Bereqeti për bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti.

“Ky projekt u realizua në bashkëpunim me organizatën bamirëse Bereqeti, të cilën e falënderoj për partneritetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër