Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga D. V.
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 maj, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 3,47 % në raport me vendimin e datës 27.4.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 2,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 3,064 den/kg dhe do të jetë 49,720 den/kg

Nga data 5.5.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 93,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 98,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 49,720 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër