Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Nga I.A
816 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk  – Komisioni Rregullator për Energjetik njofton se do të rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3.59%, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1.50 den/litër.

Çmimi me pakicë i EURODIZEL (D-E V) rritet me 5.50 den/l.

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për përdorim shtëpiak (EL-1) rritet me 4.50 den/litër.

Nga mesnata çmimet e derivateve të naftës do të shiten me këto çmime:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 87.00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 89.00 (denarë/litër)

EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 88.00 (denarë/litër)

Vaj për ngrohje – Ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 86.00 (denarë/litër)

Vaj për karburant M-1 NS do të shitet për 42.168 (denarë/kilogram)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër