Kumanovë, 24 tetor Zhurnal.mk – Në funksion të zgjerimit të rrjetit të shpërndarjes së gazit, Ndërmarrja Publike “KumanovoGas”, në vigjilie të fillimit të sezonit të ngrohjes ka filluar me projekte të reja të kyçjes së shfrytëzuesve të rinjë.
Siç njoftojnë nga kjo ndërmarrje deri më tani në rrjetin e gazit janë kyçur 39 persona juridik. Ndërkohë që po vazhdohet edhe me projektet e zgjerimit të rrjetit të gazifikimit në drejtim të zonave industriale “Novine dhe Reçica” dhe objektet e tjera publike.
“Ndonëse kah fundi i sezonit kalendarik të vitit 2025 të ngrohjes në rrjetin e gazifikimit u kyçën edhe Gjyqi Themelor i Kumanovës, SPB Kumanovë dhe Enti për Punësim, megjithatë nuk i shfrytëzuan shërbimet tona për shkak të faktit se kishin sasi të mjaftueshme të naftës për ngrohje. Mirëpo, tashmë për sezonin e sivjetmë të ngrohjes kanë shpallur tenderin për ngrohjen me gaz që do të thotë se edhe këto do të jenë zyrtarisht konsumatorët tanë”, – theksoi për TVM2, Marko Mitrovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike KumanovoGas.
Vlen të theksohet se ndërkohë po përgatitet projekti për rregullimin e rrjetit të ri distributiv dhe stacionin e ri matës në rrugën “Industriale”, me të cilën duhet të përfshihet rruga “Hekurudhës” dhe “11 Nëntori”.
“Për momentin jemi duke i përgatitur dy projekte të mëdha kapitale, njëra në Zonën Industriale ‘Novine dhe Reçica’ dokumentacionin e së cilës do ta kompletojmë vitin e ardhshëm. Kurse projekti tjetër është zgjerimi i rrjetit të gazifikimit në rrugën ‘Industriale’, ku parashihet edhe stacioni rregullues dhe matës i ‘KumanovoGas’, këtu përpos rrugës ‘Industriale’ do të kyçen edhe rruga e ‘Hekurudhës’ dhe ‘11 Nëntori’ ku parashihet kyçja e më tepër subjekteve juridike si nga sektori shoqëror, poashtu edhe ai privat, siç janë Kazerma ‘Boro Mennkov’, Objekti i ri i Gjimnazit ‘Sami Frashëri’, Universiteti i Tetovës – Fakulteti i Administratës dhe Biznesit, Qendra për Menaxhim me Kriza” – theksoi, Marko Mitrovski, drejtor i Ndërmarrjes Publike KumanovoGas.
Në fund të theksojmë se interesimi për kyçje në rrjetin e gazifikimit vazhdimisht po shkon duke u rritur si te personat fizik poashtu edhe te ata juridik, sidomos tek ata të cilët deri tash si lëndë djegëse kanë shfrytëzuar derivatet e naftës.
Ky fakt le të kuptohet se me shfrytëzimin sa më të madh të gazit natyrorë do të kemi edhe përfitime ekollogjike pasiqë mundësitë për ndotjen e ajrit do të jenë shumë më të vogla.
