Shkup, 25 Mars, Zhurnal.mk – Konsumi i gazit natyror në vend në muajin Janar të këtij viti është rritur për afrom 9 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2025, sipas të dhënave të entit të statistikave.
“Konsumi i gazit natyror është rritur për 8.8 % si rezultat i rritjes së aktivitetit të termocentraleve kogjenerative,” tha enti sot në një komunikatë.
Maqedonia e Veriut pjesën më të madhe të gazit natyror e merrë nga rusia përmes tubacioneve në Bullgari, dhe një pjesë të vogël edhe nga Azerbaijani.
Ndërkohë, konsumi i produkteve të naftës është rritur për 3.5 %.
Sipas entit, energjia elektrike e prodhuar bruto-totali për muajin janar të vitit 2026 është 654 356 MWh, që paraqet 77.1 % të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike.
Në muajin janar të vitit 2026, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 848 192 МWh energji elektrike, 47.882 mil. nm3 gaz natyror, 345 151 ton qymyr dhe 80 333 ton produkte nafte.
Prodhimi i Brendshëm Bruto i energjisë elektrike, sipas të dhënave të entit statistikor merr pjesë me 77.1 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.6% e konsumit të përgjithshëm të qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
Rritet konsumi i gazit natyror në Maqedoni të Veriut
613
