Rumania shpall konsullin e përgjithshëm rus ”persona non grata” pas rrëzimit të dronit

Nga D. V.
428 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bukuresht, 29 maj, Zhurnal.mk – Rumania shpalli sot konsullin e përgjithshëm rus në Konstancë ”persona non grata” dhe njoftoi mbylljen e konsullatës ruse në qytetin buzë Detit të Zi pasi një dron u rrëzua, duke plagosur dy persona në një pallat apartamentesh.

”Rusia mban përgjegjësi të plotë për këtë incident të paprecedentë pranë kufirit me Ukrainën”, tha presidenti rumun Nicusor Dan në një fjalim të transmetuar në internet.

“Konsulli i përgjithshëm rus në Konstancë është shpallur person non grata dhe konsullata e përgjithshme ruse në Konstancë do të mbyllet”, theksoi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër