Rusia dëbon një diplomat britanik të akuzuar për spiunazh

Nga D. V.
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rusia ka dëbuar një diplomat britanik që Moska e ka akuzuar për spiunazh.

Diplomatit iu revokua akreditimi dhe iu tha të largohej nga vendi brenda dy javësh, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

Agjencia e kundërzbulimit e Rusisë, FSB, pretendoi se diplomati britanik “ka dhënë informacion të rremë për veten”.

Moska gjithashtu e akuzoi atë për përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me ekonominë ruse gjatë takimeve joformale.

FSB, pasardhësja kryesore e KGB-së së epokës sovjetike, tha se kishte zbuluar një “prani të padeklaruar të inteligjencës”.

Shtoi se diplomati po “kryente aktivitete inteligjence dhe subversive që kërcënojnë sigurinë e Federatës Ruse”, sipas mediave ruse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër