Sabrina Carpenter u pa në tribunat e stadiumit në ndeshjen mes Ekuadorit dhe Gjermanisë

Nga D. V.
1,435 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja e njohur amerikane Sabrina Carpenter ka qenë e pranishme në ndeshjen mes Ekuadorit dhe Gjermanisë, që u zhvillua në New Jersey të enjten.

Këngëtarja 27-vjeçare u pa duke përdorur dylbi derisa ishte ulur në pjesën e sipërme të stadiumit.

Carpenter bëri një paraqitje surprizë në ndeshjen e grupit, ku Ekuadori arriti të kualifikohej me vështirësi në fazën nokaut pas fitores 2–1 në një atmosferë festive.

Pavarësisht se u gjendën në disavantazh pas golit të Leroy Sané që në minutën e dytë, skuadra e Amerikës së Jugut arriti të barazojë me golin e Nilson Angulos nga Sunderland.

Artistja ishte një nga shumë emra të njohur që kanë ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës që nga fillimi i turneut, me Brad Pitt, Katy Perry dhe Paris Hilton mes figurave të tjera të famshme që kanë ndjekur nga afër ndeshjet.

Krijuesja e hitit “Espresso” zgjodhi një veshje elegante: një fustan mini me polo në ngjyrë blu marine dhe të bardhë, ndërsa zuri vendin e saj brenda stadiumit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër