Sala: Zgjerohet gama e analizave laboratorike në Spitalin e Beratit

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë inspektimit në këtë spital, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u ndal edhe në laboratorin e ekzaminimeve ku vlerësoi garantimin pa ndërprerje të shërbimeve diagnostikuese.

Në bisedë me mjekët laborantë, ministrja Sala tha se rritja e rasteve, veçanërisht e sëmundjeve kronike, ka sjellë një volum më të madh analizash, që shpesh tejkalon kapacitetet e planifikuara. Megjithatë, ajo theksoi se ekzaminimet laboratorike ofrohen çdo ditë dhe pa ndërprerje, me prioritet për rastet urgjente.

Duke u ndalur tek ekzaminimet laboratorike, ministrja Sala theksoi se po punohet për zgjerimin e gamës së analizave, në bashkëpunim me mjekë specialistë dhe ekspertë, mbi bazën e të dhënave të mbledhura. Ky zgjerim përfshin edhe treguesit molekularë, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin dhe aplikimin e terapive inovative.

Investimet në infrastrukturë dhe forcimi i shërbimeve reflektojnë përkushtimin e Shqipërisë për një sistem shëndetësor europian, ku cilësia, aksesit dhe trajtimi i barabartë për çdo qytetar harmonizohen me standardet e BE-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër