Samiti i procesit të Berlinit në Mal të Zi, Merc: Dyert e BE-së të hapura për vendet e rajonit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Në Budvë të Malit të Zi po mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Në fokus të diskutimeve do të jenë lidhja ekonomike e rajonit, siguria dhe përshpejtimi i integrimit në Bashkimin Evropian. Samiti është aktiviteti përmbyllës në kuadër të kryesimit të Malit të Zi me Procesin e Berlinit.

Krahas liderëve të Ballkanit Perëndimor, në këtë takim po merr pjesë edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, i cili mbështet integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Në hapje të Samitit, kancelari Gjerman tha se dyert e BE-së për vendet e Ballkanit perëndimorë janë të hapura, por procesi i anëtarësimit varet nga reformat dhe vullneti politik i çdo shteti.
“Anëtarësimi në BE realisht është i mundur por varet sa ju jeni të vendosur, por mundi me të vërtetë paguhet. Ky rajon po lë[vizë drejt ndryshimeve. Ndryshimet patjetër të vijnë nga brenda, në vendet tuaja dhe në këtë rajon. Kjo është ideja themelore e procesit të Berlinit. Kur ai është iniciuar ka pasur për qëllim që Ballkanin perëndimorë ta ul në një tryezë të arrihet përparim dhe reforma nga brenda dhe bashkëpunimi rajonal të lëvizë së bashku me pajtimin. Së bashku si rajon do të bëheni pjesë e BE-së nëse punoni së bashku. Viteve të fundit kemi arritur bashkëpunim në çështjet e punësimit, turizëm, agjendën e gjelbër që mund të tingëllojë si çështje teknike por nuk është ashtu. Kjo mundëson që stomatologët nga Shkupi të mund të punojnë në Tiranë, apo ndonjë kompani nga Novisadi të mund të hapë përfaqësinë në ndonjë qytet tjetër. Tetë milion njerëz në një treg paraqesin interesim për investitorët. Mali i zi gati po i përfundon bisedimet për anëtarësim. Së bashku punojmë të sigurohemi që zgjerimi me të vërtetë të jetë i mundur. Siç e dini unë dhe Makron kemi dhënë së bashku propozime për zgjerimin dhe shumë prej tyre janë pranuar nga Komisioni. Por anëtarësimi varet nga merita. Me rëndësi që reformat dhe vullneti politik të vijnë nga ana juaj. Ne shohim protesta në rajon dhe vendet tona, ato protesta na japin porosi se ne duhet të vazhdojmë me zgjerimin dhe qytetarët të kenë përfitime nga kjo. Kur përballemi me dhunë në BE ose këtu në rajon dhuna kurrsesi nuk guxon të jetë opsion për asnjërën palë.”, – deklaroi kancelari i Gjermanisë, Fridrih Merc.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër