Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

nga Xh M

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive tër qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI të zhvilluar në Sao Paolo të Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i PD.

Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More