Shkup, 30 mars – Ziadin Sela tha se ka krijuar një parti rezervë, që pavarësisht vendimit gjyqësor, të mund të garojë në zgjedhje pa u varur nga, siç thotë ai, vulat e partive të tjera. Ai theksoi se do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Apelit për të marrë emrin e partisë Aleanca për Shqiptarët
“Nuk kam dashur të ia lë rastësisë asgjë dhe kam krijuar parti politike, në mënyrë që mos të varem kur të vijnë zgjedhjet, nga vulat e partive të tjera, por të mund të garojë i vetëm në zgjedhje. Ndërsa do të vazhdojmë betejën në Apel”, tha Sela.
