Sela thirrje masive për nesër në Prishtinë: Të gjithë për të mbrojtur luftën e drejtë dhe çlirimtarët

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, u ka bërë thirrje publike të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje masive në “Marshin për liri”, i cili do të mbahet të shtunën më 12 shtator në Prishtinë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Sela ka nënvizuar se ky marsh organizohet për të mbrojtur pastërtinë e luftës çlirimtare, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare.

“Marsh për lirinë e çlirimtarëve, për të mbrojtur pastërtinë e një lufte të drejtë, dinjitetin dhe krenarinë tonë kombëtare! Të gjithë bashkë, nesër (12 shtator) në ora 14:00 te Sheshi ‘Skënderbeu’ në Prishtinë!“, ka deklaruar Sela.Tubimi i paralajmëruar pritet të mbledhë qytetarë dhe figura publike nga të gjitha trevat shqiptare në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër