Shabani zëvendësministër i Mbrojtjes, Sulejmani i Arsimit, ja propozimet e fundit

Nga Xh M
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shkurt – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i ka dërguar Kuvendit propozim zyrtar për emërimin e dy zëvendësministrave të rinj në dikastere të rëndësishme shtetërore.

Në shkresën zyrtare drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, kryeministri Mickoski propozon që Admir Shabani të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Driton Sulejmani të marrë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Propozimi bazohet në nenin 48 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, ndërsa në dokument theksohet se biografitë e kandidatëve të propozuar janë dorëzuar si pjesë e procedurës zyrtare.

Emërimi i zëvendësministrave pritet të shqyrtohet dhe të miratohet nga deputetët në Kuvend, në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale.

Ky hap konsiderohet pjesë e plotësimit të strukturave drejtuese në ministritë kyçe, me qëllim forcimin e funksionimit institucional dhe avancimin e prioriteteve qeveritare në fushën e mbrojtjes dhe arsimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër