Shasivari-Tiganj: Kroacia mbështetje e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian

Nga D V
1,309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Nives Tiganj, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit evropian.

Në takim u shqyrtuan aktivitetet aktuale reformuese dhe prioritetet e ardhshme në kuadër të zbatimit të Agjendës së Reformave, me fokus të veçantë në harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

Ministri Shasivari vlerësoi përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një përvojë të rëndësishme për Maqedoninë në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

“Kroacia është mike dhe mbështetëse e jona në rrugën drejt integrimit evropian. Përvoja e saj në procesin e anëtarësimit në BE është një vlerë e rëndësishme që mund ta shfrytëzojmë në procesin tonë reformues”, theksoi Shasivari.

Në takim u konfirmua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e drejtësisë, me synim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër