Shefi i EULEX-it përfundon mandatin, drejtuesit e misioneve të BE-së e falënderojnë për bashkëpunimin

Nga D. V.
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palatova, ka njoftuar se drejtuesit e misioneve të BE-së, në Kosovës, sot i kanë dhënë lamtumirën Shefit të Misionit të EULEX-it, Barbano.

Palatova, në postimin e saj, ka deklaruar se, ata kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin dhe kontributin e Barbanos.

‘’Shefat e Misioneve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë i dhanë sot lamtumirën Shefit të Misionit të EULEX-it, Barbano. Ne shprehëm vlerësimin e Ekipit Evropian për bashkëpunimin dhe kontributin e tij në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa vazhdon rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Të gjitha të mirat!’’, ka shkruar ajo në postim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër