Shefi i OSBE-së takon Radoniqin: Po vazhdojmë ta mbështesim dixhitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 maj, Zhurnal.mk – Shefi i misionit të OSBE-së, Gerard McGurk, ka takuar kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

Siç njofton OSBE, të dy ata kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, takim i cili është cilësuar ‘’produktiv’’.

”Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të mbështesë dixhitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore”, thuhet në njoftim, përcjell Gazeta Express.

Postimi:

Ambasadori Gerard McGurk: “Takim produktiv me partnerët e KQZ-së, Kryetarin Kreshnik Radoniqi, para zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Misioni i OSBE-së në Kosovë vazhdon të mbështesë dixhitalizimin e proceseve kryesore zgjedhore.

Zgjedhjet transparente varen nga institucionet e forta dhe infrastruktura moderne.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër