Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007

Nga admin
331 e lexuar
A+A-
Rivendos

Lëvizja Vetëvendosje sot do të organizojë disa aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 19-vjetorit të Demonstratës së 10 shkurtit 2007.

Sipas agjendës, aktivitetet do të zhvillohen si në vijim:

Në ora 11:00 do mbahen homazhe te varri i Arben Xheladinit, në Prishtinë, në ora 12:00 do të mbahen homazhe te pllaka përkujtimore në bulevardin “Nënë Tereza”, Prishtinë, kurse në ora 14:00 do të ketë Homazhe te varri i Mon Balajt, në Besianë.

Kujtojmë se atë kohë, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave, u vranë më 10 shkurt 2007 nga policia rumune e UNMIK-ut.

Po ashtu mbetën të plagosur edhe mbi shumë aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër