Shkup, 9 shtator, Zhurnal.mk – Çmimet e shërbimeve hotelerike në gusht të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur për 3,7%. Krahasuar me muajin paraprak, ato janë rritur për 0,6%, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Rritja nuk është vetëm e muajve të fundit. Në periudhën janar–gusht 2026, çmimet e shërbimeve të hotelerisë janë rritur mesatarisht me 3.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, rritja deri në gusht arrin në 1.3%.
