Tetori sjell dy fundjava të zgjatura jo pune, ja cilat janë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 tetor, Zhurnal.mk – Muaji tetor sjell tri ditë jo pune për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilat mundësojnë dy fundjava të zgjatura, përcjell zhurnal.mk.

Mundësia e parë për një pushim të shkurtër lidhet me 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore. Meqë kjo festë bie të dielën, në përputhje me Ligjin për Festat, edhe e hëna, 12 tetor, do të jetë ditë jo pune. Kështu, qytetarët do të kenë tri ditë pushim radhazi, nga e shtuna deri të hënën.

Festa e dytë është 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila këtë vit bie të premten. Kjo krijon edhe një fundjavë të zgjatur treditore, së bashku me të shtunën dhe të dielën.

Për të gjithë qytetarët, ditët jo pune gjatë muajit tetor do të jenë 11, 12 dhe 23 tetori.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër