Shiroka Pula: Synojmë anëtarësimin në NATO, KFOR-i të jetë mjet i drejtpërdrejtë sigurie

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 tetor, Zhurnal.mk – Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se Kosova synon avancimin e rrugës së saj drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar rëndësinë e Partneritetit për Paqe dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e paqes në Kosovë për më shumë se 27 vjet, si dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të sigurisë së vendit.

“Kur shikojmë këtë strategji, ne e shohim atë si një gur themeli për avancimin e rrugës sonë drejt anëtarësimit në NATO. Këtu Partneriteti për Paqe, korniza jonë e sofistikuar për anëtarësimin në NATO, e bën të qartë: ne synojmë që KFOR-i një ditë të mos jetë vetëm një siguri paqeruajtëse, por edhe një mjet i drejtpërdrejtë sigurie”, tha ajo.

Shiroka Pula ka theksuar se misioni i KFOR-it ka luajtur rol të veçantë në ruajtjen e paqes, ndërsa ka vënë në pah përgjegjësitë që institucionet e Kosovës kanë marrë për reagimin ndaj sfidave të sigurisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

“Një mison i cili prej më shumë se 27 vietsh ka luajtur një rol të veçant të rusjtjesë  së paqes, historia e Kosovës ësgtë në një pjesë të rendsishme të saj. Për gjatë viteve, me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi ndërtuar dhe fuqizuar institucionet tona të sigurisë, të cilat sot mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për reagim ndaj sfidave të sigurisë dhe për mbrojtjen e qytetarëve”, tha ajo.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e Partneritetit për Paqe për sigurinë e përgjithshme dhe besimin e publikut.

“Përtej arkitekturës sonë të sigurisë, Partneriteti për Paqe vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë. Prania e tij, mandati dhe bashkëpunimi me institucionet globale kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme dhe në besimin publik”, tha ajo.

Presidentja ka theksuar se Kosova mirëpret praninë e aleatëve dhe pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta të sigurisë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe synimet e saj për anëtarësim në NATO.

“Për të simbolizuar këtë angazhim për paqen dhe sigurinë, ne mirëpresim praninë e aleatëve tanë, pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta për sigurinë dhe misione ndërkombëtare, në përputhje me strategjinë dhe detyrimet tona si anëtar i ardhshëm i NATO-s”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër