Shkupi bëhet qendër rajonale e urologjisë: Mjekë nga katër shtete trajnohen për ndërhyrje të avancuara!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Klinika Universitare e Urologjisë në Shkup po merr rol të rëndësishëm rajonal në trajnimin e specialistëve për teknikat moderne kirurgjikale.

Më 2 nëntor, në klinikë u organizua një program ndërkombëtar me pjesëmarrjen e urologëve nga Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria.

Gjatë trajnimit, të udhëhequr nga profesori dr. Ognen Ivanovski, u realizuan tri ndërhyrje kirurgjikale, përfshirë vendosjen e një proteze penile dhe dy sfinkterëve artificialë urinarë.

Ministria e Shëndetësisë e vlerëson këtë iniciativë si hap të rëndësishëm për avancimin e urologjisë dhe promovimin e ekspertizës mjekësore vendase në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër