Shkupi merr 3.300 kontejnerë të rinj, nënshkruhet marrëveshja për përmirësimin e higjienës komunale

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Është nënshkruar marrëveshja për furnizimin e 3.300 kontejnerëve të rinj për nevojat e Shkupit, me çka fillon një nga furnizimet më të mëdha të këtij lloji në vitet e fundit.

Qëllimi i kësaj investimi është përmirësimi i sistemit për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, duke mundësuar lagje më të pastra, zvogëlim të mbeturinave rreth enëve të plehrave, si dhe zbrazje më efikase dhe me kohë nga ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup.

Për krahasim, në 12 vitet e fundit janë furnizuar gjithsej rreth 1.300 kontejnerë, që ishte e pamjaftueshme për nevojat e qytetit dhe rezultoi me enë të mbushura dhe të dëmtuara, si dhe me pamje të dëmtuar komunale në shumë lagje.

Kontejnerët e rinj furnizohen me çmim prej 9.600 denarë për copë. Nga autoritetet e qytetit theksojnë se kjo paraqet shfrytëzim dukshëm më ekonomik të mjeteve, duke pasur parasysh se kontejnerët e furnizuar më herët kushtonin mbi 18.000 denarë për copë.

Furnizimi është pjesë e aktiviteteve më të gjera për modernizimin e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, pas furnizimit të realizuar më herët me automjete të reja komunale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër