Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot zonën para ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, duke shkaktuar dëme të vogla materiale, por pa viktima apo të lënduar, njoftoi policia norvegjeze.
Shpërthimi ndodhi në kompleksin e misionit diplomatik amerikan në pjesën perëndimore të Oslos, rreth orës 01:00 sipas kohës lokale.
– “Mund të konfirmojmë se vala goditëse e shpërthimit ishte në Ambasadën Amerikane,” deklaroi zëdhënësi i policisë, Mikael Delmer, për televizionin publik norvegjez NRK, duke shtuar se shpërthimi ka dëmtuar hyrjen e departamentit konsullor.
Dëmet janë përshkruar si të papërfillshme, ndërsa policia refuzoi të komentonte llojin e pajisjes shpërthyese derisa hetimi është në fazën fillestare.
Një banor 16-vjeçar i lagjes, i cili u prezantua për televizionin TV2 vetëm si Edvard, përshkroi se skena pas zhurmës së fortë përfshinte qen policie, dronë, policë të armatosur dhe helikopterë.
Shpërthim para Ambasadës së SHBA-së në Oslo, nuk raportohet për të lënduar
812
