„Shporta shkollore“ sërish aktive, vendimi pritet të merret të martën

Nga Xh M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht Zhurnal.mk – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, sërish do të jetë aktive masa e quajtur „shporta shkollore“. Ashtu si në dy vitet e kaluara, edhe këtë vit Qeveria planifikon të ndërhyjë në çmimet e mjeteve shkollore, me qëllim që t’u ndihmojë prindërve dhe të ruajë fuqinë e tyre blerëse.

Vendimi pritet të miratohet të martën, në seancën e Qeverisë, pasi më herët në Ministrinë e Ekonomisë është zhvilluar një takim me tregtarët e artikujve shkollorë.

Në dy vitet e fundit, „shporta shkollore“ ka qenë në fuqi deri më 15 shtator, ndërsa mjetet shkollore janë shitur me marzhe të kufizuara dhe me çmime të paktën 10 për qind më të ulëta. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, një familje me dy nxënës ka mundur të kursejë rreth 3.000 denarë.

Paralelisht me përgatitjet për vitin e ri shkollor, janë duke u zhvilluar edhe regjistrimet e gushtit për klasën e parë.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se është evidente se këtë vit numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë do të jetë më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Pritet që këtë vit të regjistrohen rreth 3.000 nxënës të klasës së parë më pak se vitin e kaluar. Megjithatë, numri përfundimtar i nxënësve të regjistruar do të dihet në fund të shtatorit, njoftojnë nga Ministria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër