“Shqip kemi mësuar, shqip do testohen” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta

Nga Xh M
56 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 mars – Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.

Sipas raportimit të Almakos, studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.

Ky veprim vjen në një kohë kur çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim vazhdojnë të jenë temë debati në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër