Shqipe Selimi në Hagë: Nuk ka shtyrje që na lodhë

Nga D. V.
449 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 maj, Zhurnal.mk – Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Ajo ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në rrjetet sociale, duke reaguar pas vendimit për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk ka shtyerje e as vonesë që na lodhë! Krenarë!”, ka shkruar ajo.

Ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.

Në këtë rast, krahas Rexhep Selimi, po gjykohen edhe ish-krerët tjerë të  UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër