Shqipëria debuton në Lojërat Olimpike “Milano Cortina 2026” me Denni Xhepën

Nga admin
406 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shqipëria shënoi sot debutimin e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano Cortina 2026”. Skiatori Denni Xhepa u rendit në vendin e 34-t nga 42 garues në disiplinën e Super G. Skiatori shqiptar përfundoi garën me kohën 1:31.72.

Podiumi u dominua nga Zvicra, ku Franjo von Allmen siguroi medaljen e artë, e treta për të në këtë Olimpiadë, ndërsa vendin e dytë e zuri Ryan Cochran-Siegle i SHBA-së. Medalja e bronztë shkoi për Marco Odermatt, po nga Zvicra.

23-vjeçari Denni Xhepa bëhet shqiptari i parë që përfaqëson ngjyrat kuqezi në një garë shpejtësie në Olimpiadën Dimërore. Katër vite më parë, në Lojërat e Pekinit, ai u rendit i 28-ti, por jo në disiplinën e Super-G.

Xhepa do ketë edhe dy gara të tjera në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi më 14 shkurt do garojë në disiplinën e Slalomit Gjigant në orën 11:30 në Bormio. Gjithashtu ai do e mbyllë garimin në Olimpiadë më 16 shkurt në disiplinën e Slalomit, garë e cila do të fillojë në orën 10:00 në pistën e Bormios.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që vendi ynë përfaqësohet nga katër sportistë në një Olimpiadë Dimërore. Skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti janë sportistët e Shqipërisë në “Milano Cortina 2026”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër