SHSKUK-ja suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Mitrovicë, 31 tetor Zhurnal.mk – Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit zyrtar për ndalimin e tij nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Në njoftimin e SHSKUK-së bëhet e ditur se masa e suspendimit do të ndërmerret në përputhje me legjislacionin në fuqi.

SHSKUK-ja i ka cilësuar si jashtëzakonisht të rënda pretendimet për dhunë në familje dhe kanosje, duke ritheksuar qëndrimin për zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës.

“Askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, SHSKUK-ja ka bërë të ditur se do të sigurojë vazhdimësinë e udhëheqjes dhe funksionimin normal të Spitalit të Mitrovicës, në mënyrë që të mos ketë pengesa në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

artikuj të ndërlidhura