Dy serbë nga Mali i Zi, të cilët raportohet se janë të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë, janë shfaqur në një video me deklarata të ashpra nacionaliste, ku përmendin edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në videon e publikuar, dy personat shprehin mbështetje për ish presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sulmojnë kundërshtarët e tij politikë, duke i akuzuar se mbështeten nga armiqtë e popullit serb.
Ata kërcënojnë, përmendin kryeministrin Albin Kurtin duke pretenduar se do të kthehen në Kosovë.
Në fillim të videos, dy personat prezantohen si serbë nga Mali i Zi dhe dërgojnë përshëndetje për serbët në Kosovë, duke veçuar Banjskën.
“Dy vëllezër nga Mali i Zi, dy serbë. Duhet t’i përshëndesim vëllezërit tanë nga Kosova dhe Metohia, popullin serb nga Banjska. Përshëndetje të mëdha për vëllezërit”, deklarojnë ata.
