Shtetasja serbe merr banesë me qira, pronari e prek në trup dhe e sulmon fizikisht

Nga D. V.
912 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një shtetase 33-vjeçare nga Serbia, e cila po qëndronte në një banesë me qira në qendër të Shkupit, ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe është prekura pa dëshirën e saj në pjesë të trupit nga pronari i banesës. Përveç sulmit fizik, ajo ka raportuar se pronari e ka shqetësuar vazhdimisht edhe përmes mesazheve telefonike.

​“Më datë 16.03.2026, në ora 01:55, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 00:10, në rajonin e Qendrës, një grua 33-vjeçare nga Serbia, në një banesë të marrë me qira, është sulmuar fizikisht dhe është prekur në trup nga pronari i banesës, i cili gjithashtu e ka shqetësuar edhe me mesazhe. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në biltenin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër