Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës, dizeli sërish kalon mbi 100 denarë

Nga I.A
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shtator, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 4.89 % në raport me vendimin e datës 31.8.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 3.00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 6.00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,591 den/kg dhe do të jetë 46,001 den/kg.

Nga data 8.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 97,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 99,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 101,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 105,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 46,001 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër