Shumica e të hospitalizuarve nga ethet e Nilit Perëndimorë me simptoma të rënda neurologjike

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht Zhurnal.mk – Autoritete shëndetësore kanë ngritur alarmin pas rritjes së rasteve të personave të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor. Sipas të dhënave të fundit nga institucionet për shëndet publik, pjesa më e madhe e pacientëve të hospitalizuar po shfaqin simptoma të rënda neurologjike, çka tregon për një formë më agresive të përhapjes së këtij virusi.

Aktualisht në vend janë 44 raste të konfirmuara, 5 humbje jete dhe 25 të shëruar.

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski u bëri thirrje qytetarëve që nëse vërejnë simptoma si temperaturë e lartë, mpirje të qafës, çorientim, lodhje apo dridhje muskulore, të lajmërohen menjëherë te mjeku amë, ndërsa siguron se sistemi shëndetësor është plotësisht i gatshëm.

artikuj të ndërlidhura