Si u bë Dolly Parton kumbara dhe shoqja e ngushtë e Miley Cyrus

Nga D V
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dolly Parton nuk ishte vetëm një prej ikonave më të mëdha të muzikës country për Miley Cyrus, por edhe kumbara dhe një figurë shumë e rëndësishme familjare në jetën e saj.

Marrëdhënia e tyre nisi në vitin 1992, kur lindi Miley.

Babai i saj, këngëtari Billy Ray Cyrus, i kërkoi mikes së tij Dolly Parton të bëhej kumbara e vajzës.

 Dolly dhe Miley

Që prej atëherë, Parton e ka ndjekur Mileyn gjatë gjithë jetës dhe karrierës së saj.

“E njoh që kur ishte foshnjë”, kishte treguar Dolly në një intervistë, duke e përshkruar Mileyn si një vajzë që e donte si të ishte fëmija i saj.

Me kalimin e viteve, marrëdhënia e tyre u shndërrua në një miqësi të ngushtë.

– YouTube  www.youtube.com

Miley shpesh i kërkonte këshilla Dollyt për jetën dhe karrierën, ndërsa kjo e fundit e vlerësonte publikisht talentin dhe inteligjencën e saj.

Dy këngëtaret kanë bashkëpunuar disa herë.

– YouTube  www.youtube.com

Ato kanë interpretuar së bashku këngë si “Jolene” dhe “Rainbowland”, gjersa në vitin 2023 realizuan një version të “Wrecking Ball” për albumin e Dollyt, “Rockstar”.

Dolly ishte gjithashtu pjesë e serialit të famshëm “Hannah Montana”, ku luajti rolin e tezes së Mileyt.

 Dolly dhe Miley

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër