Një baba dhe djali i tij nga Idaho, SHBA, kanë hyrë në Librin e Rekordeve Guinness pasi vendosën një rekord të ri për distancën më të madhe në hedhjen dhe kapjen e një balone të mbushur me ujë.
David Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, u bashkua me djalin e tij 10-vjeçar, Jeremy, për sfidën e zhvilluar më 3 qershor.
Ata arritën të hidhnin dhe kapnin balonën në një distancë prej 141.07 këmbësh, ose rreth 43 metrash, pa e çarë atë, transmeton Telegrafi.
Sfida më e madhe ishte pikërisht hedhja e balonës pa shkaktuar plasjen e saj. Rush përdori një teknikë të veçantë, duke e rrotulluar krahun në një lëvizje të ngjashme me një katapultë dhe duke e lëshuar balonën në momentin e duhur.
Pas disa tentativash, David arriti ta dërgonte balonën në distancën rekord, ndërsa Jeremy e kapi me sukses pa e plasur.
Një kombinim perfekt i forcës, saktësisë dhe fatit – që i dha babait dhe djalit një rekord botëror.
– YouTube www.youtube.com
