Si u shpenzuan 276 milionë eurot e ekologjisë?

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shtator Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ashtu që shpenzimet për vitin 2025 kanë arritur në 16.9 miliardë denarë.

“Shpenzimet totale për mbrojtjen e mjedisit gjatë vitit 2025 janë më të larta për 61.6% se në vitin paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 55 përqind janë për investime në mjete, ndërsa pjesa tjetër për mirëmbajtjen e mjeteve për mjedisin jetësor.

Më së shumti shpenzime dedikohen për menaxhimin e ujërave të zeza (53 %), sistemin e furnizimit me ujë (22 %), për trajtimin e mbeturinave (15 %), për mbrojtjen e ajrit (2 %) dhe për qëllime tjera..

“Nga totali i pagesave dhe tarifave për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, pjesëmarrje më të madhe zënë tarifat e paguara për menaxhimin e mbeturinave, 84.22%”, raportoi Enti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër