Shkup, 03 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të marrë pjesë sot në Samitin për Zgjerimin e BE-së 2026 në Bruksel.
Gjatë vizitës, ajo do të takohet edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Në samit do të marrin pjesë përfaqësues të lartë politikë evropianë dhe rajonalë. Në fokus do të jenë zgjerimi i BE-së, integrimi evropian i vendeve kandidate, bashkëpunimi rajonal dhe sfidat e pranimit të anëtarëve të rinj.
Në kuadër të vizitës, Siljanovska-Davkova do të zhvillojë takim edhe me komandantin suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Alexus Grynkewich.
Takimet me përfaqësuesit e NATO-s janë paraparë të mbahen në Shtabin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), në Mons.//Zhurnal.mk
