Sindikata e Postës së Maqedonisë: Janë tejkaluar të gjitha problemet, rroga tashmë është paguar

Nga admin
223 e lexuar

Shkup, 23 janar – Sindikata e “Postës së Maqedonisë” përmes kumtesës drejtuar mediumeve informoi se janë tejkaluar të gjitha problemet lidhur me pagesën e rrogës dhe se ajo tashmë u është paguar të gjithë punëtorëve.

“Si Sindikatë, qëllimi ynë është t’i mbrojmë të drejtat e të punësuarve, por me vizion të qartë dhe përmes marrëveshjes efikase me të cilën do të sigurojmë kushte më të mira për punë të të punësuarve dhe punën e SHA “Posta”. SHA “Posta” ndodhet në situatë në të cilën ne si Sindikatë japim mbështetje të plotë në procesin e riformimin e ndërmarrjes me përgatitjen e sistematizimit të ri me qëllim që SHA “Posta” të ngritet në nivel të ofruesit konkurrent të shërbimeve në treg”, thonë nga Sindikata e “Postës së Maqedonisë”.

Shtojnë se edhe në periudhën në vijim, tërësisht do të qëndrojnë në mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve dhe arritjen e marrëvehsjes efektive me ekipin menaxhues për respektim të punës së punonjësve të postës.

“Konsaiderojmë se dialogu i hapur me të gjitha palët e prekura është e vetmja zgjidhje për t’i realizuar të drejtat e të punësuarve në SHA “Posta”, ndërkaq ndërmarrja ta arrijë qëllimin e vet si operator shtetëror në komunikacionin e brendshëm dhe ndërkombëtar postar”, potencojnë nga Sindikata e Postës së Maqedonisë. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër