Sipas analizave, uji në Shkup është i sigurt dhe i pijshëm

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë dhe i plotëson standardet e përcaktuara, tregojnë analizat më të fundit laboratorike të NP „Ujësjellësi dhe KanalizimI – Shkup“.

Në periudhën nga 19 deri më 22 tetor 2026, Sektori për Kontroll Sanitar ka marrë gjithsej 159 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 159 mostra të tjera për analiza mikrobiologjike.

Mostrat janë marrë në 44 pika matëse në territorin e qytetit të Shkupit, me qëllim kontrollimin e cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër