Shkup, 5 mars, Zhurnal.mk – Deputeti shqiptar Halil Snopçe sot gjatë seancës në kuvendin vendor ka bërë një sërë pyetjesh ministrit të sportit Borko Ristovski lidhur me thirrjet ofenduese e kërcënimet e tifozëve maqedonas ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së muajit të kaluar midis KF Vardari dhe KF Bashkimi.
Mirëpo Snopçe nuk ka marrë ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë.
“Pyetja e ime është në lidhje me skandalet e fundit që përfshinë kërcënime raciste dhe thirrje fyese ndaj komuniteteve etnike, sidomos ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjeve futbollistike. Konkretisht, në ndeshjen Vardari me Bashkimi, tifozët përdorën thirrje shumë ofenduese kundër shqiptarëve duke çuar edhe në tensione fizike,” tha ai duke rikujtuar se në ndeshjen ne fjalë tifozët Vardarit, “Komitët” përdorën brohoritje raciste ndaj shqiptarëve”, tha Snopçe në fillim të intervenimit të tij, transmeton Zhurnal.mk.
Ai citoi mediat vendore të kenë raportuar për thirrjet si: “Vritni shqiptarët”, “Një shqiptar i mirë është një shqiptar i vdekur” dhe shprehje të tjera ofenduese dhe nxitëse të urrejtjes etnike.
Snopçe ndërkohë drejtoi akuza ndaj Federatës së Futbollit në Maqedoni të Veriut. Ai tha se incidenti sipas reportimeve të mediave, u fillua nga djali i Kryetarit të Federatës Futbollistike e i ndihmuar pastaj nga referi i cili e ndëshkon me karton të kuç lojtarin e Bashkimit.
“Dhe si pasojë vijnë skenat e sharjeve dhe brohoritjeve raciste kundër shqiptarëve,” Snopçe tha.
Asi tha se ashtu siç Kryeministri (Mickoski) që “nuk i dëgjoi” brohoritjet anti-shqiptare në ndeshjen e baskebollit në Kumanovë më parë, edhe në këtë ndeshje të futbollit brohoritjet kundër shqiptarëve “nuk i dëgjoi” referi e as delegatët e ndeshjes.
“Pyetje e ime zotëri ministër është se çka keni ndërmarrë si ministër i sportit në këtë drejtim? A keni komunikuar me kryetarin e Lidhjes Futbollistike? Çka u ka raportuar ai? A keni komunikuar me ministrin e punëve të brendshme? A e keni pyetur ministrin mos vallë policia ka qenë e ashpër në një ndeshje sportive duke mbajtur anë dhe jo duke qenë në nivelin e detyrës së saj? Dhe çka është mendimi i juaj në lidhje me këto incidente?”, i parashtroi këto pyetje deputeti shqiptar ministrit maqedonas Borko Ristovski.
Por Ministri Riskovski nuk i dha asnjë përgjigje në krej këto pyetje të deputetit Snopçe. Riskovski ishte i shkurtër dhe përdori një përgjigje anësore të përgjithshme.
“Problemet mes grupeve të tifozëve janë probleme shumë dekadëshe. Mendoj se të gjithë së bashku duhet të punojmë në qetësimin e tensioneve dhe të punojmë së bashku që dalëngadalë të ulet ai presion dhe me kalimin e kohës të zhduket, sepse me të vërtetë nuk është e lehtë as për Ministrinë e Brendshme, as për kryetarin e federatës dhe në fund të ditës, as për sportistët që janë pjesë e asaj ngjarje të pakëndshme,” tha ministri maqedonas i sportit në seancën e sotme të parlamentit, transmeton Zhurnal.mk.
Federata e vendit e Futbollollit e dënoi klubin futbollistik Vardari me një ndeshje pa publik dhe gjobë prej 5 mijë eurove për shkak të thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve gjatë ndeshje në fjalë të 21 shkurtit.
