Sophie Adenot francezja e parë që shkon në ISS

Nga D. V.
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 19 gusht, Zhurnal.mk – Astronautja franceze Sophie Adenot është bërë gruaja e parë franceze që ka kryer një ecje hapësinore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

”Adenot doli nga ISS për rreth gjashtë orë së bashku me kolegun e saj amerikan Anil Menon, për të hequr një antenë të dëmtuar”, njoftoi agjencia amerikane e hapësirës NASA.

Dy astronautët kishin planifikuar gjithashtu të instalonin një antenë zëvendësuese, por nuk patën kohë ta përfundonin këtë detyrë, pasi heqja e antenës së dëmtuar zgjati më shumë nga sa ishte parashikuar.

NASA bëri të ditur se instalimi i antenës së re do të kryhet gjatë një ecjeje të ardhshme hapësinore.

Sipas agjencisë, komunikimet me ISS nuk u prekën nga problemi.

Për Adenot kjo ishte ecja e parë hapësinore, ndërsa për Menon e dyta.

Kjo ishte ecja e 282-të hapësinore në historinë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër