Stoilkovic – Pamer: U konfirmua gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit mes RMV-së dhe Austrisë

Nga D. V.
474 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkovik, sot zhvilloi një takim pune me N.E. Martin Pamer, ambasador i Republikës së Austrisë në RMV.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi tradicionalisht i mirë dhe miqësor mes dy vendeve, si dhe interesi i përbashkët për avancimin e tij të mëtejshëm. U shkëmbyen mendime edhe për temat dhe prioritetet me interes për Austrinë në vend, me theks të veçantë në fushat me rëndësi për zhvillimin lokal dhe forcimin e kapaciteteve të vetëqeverisjes lokale.

Në kuadër të bisedës u prezantua projekti për zhvillimin e shërbimit zjarrfikës, ku u nënvizua rëndësia e mbështetjes për zbatimin e tij, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse në kuadër të vetëqeverisjes lokale dhe shkëmbimit të përvojave e praktikave të mira.

Ministri Stoilkovik theksoi rëndësinë e mbështetjes që Austria vazhdimisht e jep për perspektivën evropiane të RMV-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira mund të kontribuojë më tej në përmirësimin e punës së vetëqeverisjes lokale.

Në takim u shpreh gatishmëria për vazhdimin e dialogut të hapur dhe për identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim konkret në interes të qytetarëve dhe komuniteteve lokale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër