Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht, Zhurnal.mk – Sot është afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e nisur të enjten për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Ajo e nisur një ditë më parë, u ndërpre me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka kërkuar kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

Kërkesa e Kurtit u përcoll me reagime të ligjvënësve të Partisë Demokratike.

Pavarësisht reagimeve, kryesuesi Avni Dehari, i cili është deputet i Vetëvendosjes, i ndërpreu punimet e seancës.

E para ndërprerjes së saj, u arrit të përfundohen dy pikat e para të rendit të ditës: ajo për formimin e komisionit për verifikimin e mandateve të deputeteve dhe betimi i tyre.

Me t’u konstatuar se gjithçka është në rregull me ligjvënësit e zgjedhur, ata dhanë betimin. Këtë e bënë edhe deputetët e Listës Serbe, subjekt që mbështetet nga Beogradi zyrtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër