Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit

Nga D. V.
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 maj, Zhurnal.mk – Sot i jepet lamtumira e fundit, Alush Gashit profesor dhe politikan i shquar në Kosovë.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 15:00, në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Prigodë në Istog.

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten do të organizohet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, Alush Gashi.

Në njoftimin zyrtar theksohet se mbledhja komemorative mbahet nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë (ish-ASK), transmeton Klankosova.tv.

Gashi vdiq më 15 maj në moshën 75-vjeçare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër