Sot mbajnë mbledhje dy komisione parlamentare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore. Propozimi është në lexim të dytë.

Në rend dite janë edhe dy propozim-ligje në lexim të parë – ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Fondin për Sigurimin e Depozitave dhe Propozim-ligji për mbështetje familjare dhe banesore.
Mbledhje sot do të mbajë edhe Komisioni parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ku në lexim të parë do të shqyrtohet Propozim-ligji për shfuqizimin e Ligjit për koordinimin e komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura